Shi dhe temperatura të ulëta, meteorologia parashikon si do jetë moti këtë javë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:14 14-02-2020 Shi dhe temperatura të ulëta, meteorologia parashikon si do jetë moti këtë javë

Muaji shkurt do të jetë i shoqëruar me reshje shiu dhe temperatura të ulëta. 

Sipas meteorologes Rezarta Xhakollari edhe java që vjen do të na detyrojë të marrim çadrat me vete pasi reshjet e shiut do të jenë të pranishme në gjithë territorin e vendit.
“Një qendër e presionit të ulët është krijuar në Detin Jon duke influencuar një mot me rreshje shiu dhe stuhish në jug të vendit.

Nga fillimi i javës qendra e presionit të ulët do ti afrohet Detit Adriatik dhe Detit Jon duke shkaktuar rreshje shiu, por ato nuk do të kenë intensitetin e këtyre ditëve që po lemë pas”, thotë meteorologia.

Zonat më të prekura nga shiu do të jenë Korça dhe Vlora. E shtuna, e marta e javës që vjen dhe e enjtja do të jenë të shoqëruara me reshje në të gjithë vendin dhe me temperatura të ulëta.
Vlera më e lartë do të jetë 22-23 gradë celcius. Në mesjavë temperaturat do të ulen në 11-17 gradë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007133960723877
array(1) { ["section"]=> string(85) "shi-dhe-temperatura-te-uleta-meteorologia-parashikon-si-do-jete-moti-kete-jave-195146" }