Shi raketash në Izrael, të paktën 5 të vdekur (Video)

Publikuar tek: bota, më 18:33 12-11-2019 Shi raketash në Izrael, të paktën 5 të vdekur (Video) Momenti i shpërthimit të një rakete në autostradë

Të paktën pesë persona raportohet se kanë humbur jetën nga sulmet me raketa në Izrael pas vrasjes së një komandanti xhihadist në Gaza.

Sipas mediave vendase, rreth 190 raketa janë lëshuar nga Gaza në drejtim të Izraelit në shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së Bahaa Abu al-Ata. Komandanti i grupit palestinez Islamic Jihad u vra gjatë një sulmi të ushtrisë izraelite në shtëpinë e tij në Gaza.

Raketat kanë goditur Izraelin në pjesën qendrore dhe jugore, duke vrarë pesë persona. Nga 50 raketat e lëshuara gjatë kësaj jave, 20 janë interceptuar në ajër.

Sirenat e alarmit kanë rënë sot gjatë gjithë ditës, ndërsa autoritetet izraelite po përgatiten për përshkallëzimin e situatës. Mësimi në shkolla dhe puna në disa institucione janë pezulluar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013792037963867
array(1) { ["section"]=> string(57) "shi-raketash-ne-izrael-te-pakten-5-te-vdekur-video-185642" }