Shi, shtrëngata dhe erë e fortë, shikoni surprizat e motit për sot

Publikuar tek: aktualitet, më 06:31 12-11-2019 Shi, shtrëngata dhe erë e fortë, shikoni surprizat e motit për sot

Sot priten reshje intensive në qarqet Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër por lokalisht shumë intensive në Vlorë dhe Gjirokastër. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në këto qarqe. Ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Durrës, Tiranë dhe Fier priten reshje mesatare por lokalisht intensive në Shkodër, Kukës dhe Fier.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon se për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në jug dhe lindje të territorit, në qarqet Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër ka mundësi për përmbytje të vogla lokale kryesisht në fundin e ditës dhe pjesën e parë të ditës së mërkurë dt.13. Në zonat urbane, problemet mund të shfaqen në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve. Lumenjtë jugorë Semani dhe Vjosa do të kenë tendencë për rritje të prurjeve përgjatë ditës së mërkurë por nuk parashikohen dalje nga shtrati.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 20 °C
në vendet e ulëta: 14 / 21 °C
në vendet malore: 8 / 14 °C

ERA

Ndërkohë era pritet të fryjë mesatare deri shumë e fortë në jugperëndim të vendit.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18919992446899
array(1) { ["section"]=> string(71) "shi-shtrengata-dhe-ere-e-forte-shikoni-surprizat-e-motit-per-sot-185555" }