Shifra alarmante, 9 persona vdesin në ditë nga përplasjet me policinë

Publikuar tek: bota, më 16:47 29-10-2016 Shifra alarmante, 9 persona vdesin në ditë nga përplasjet me policinë

Një mesatare prej 160 personash ka vdekur çdo ditë në rrethana të dhunshme në Brazil në vitin 2015, ose një person në nëntë minuta, sipas një raporti të lëshuar dje nga Forumi brazilian për Sigurinë Publike.

Në total, 58 000 njerëz u vranë vitin e kaluar në shtetin e Amerikës Jugore, një shifër prej 28,6 për 100 000, sipas organizatës joqeveritare, që ka përdorur të dhënat shtetërore për të përpiluar raportin.

Të dhënat përfshijnë vrasje, vdekje nga plaçkitjet e armatosura dhe sulmet si dhe vrasjet nga policia.

Ndër gjetjet më të habitshme të studimit ishte se 3 345 persona kanë vdekur në përplasjet me policinë, me një mesatare prej nëntë personash në ditë.

Rreth 45 për qind e këtyre rasteve ishin në shtetet e Rio de Zhaneiros dhe Sao Paulos.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019165992736816
array(1) { ["section"]=> string(74) "shifra-alarmante-9-persona-vdesin-ne-dite-nga-perplasjet-me-policine-57789" }