Shifra alarmante, mbi një mijë viktima nga koronavirusi

Publikuar tek: bota, më 09:27 11-02-2020 Shifra alarmante, mbi një mijë viktima nga koronavirusi Viktima nga koronavirusi

Bilanci i personave që kanë humbur jetën apo që janë të infektuar nga koronavirusi kinez po rritet çdo ditë e më shumë.

Aktualisht numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës i Wuhanit ka shkuar në 1013, ndërsa mbi 42 mijë persona raportohen të infektuar në rang globale.

Numri i përgjithshëm i atyre që mbahen nën vëzhgim që kanë paraqitur të paktën një simptomë të infeksionit ka shkuar në 188 000 kurse mbi 3000 konsiderohen të shëruar dhe kanë dalë nga spitalet.

Ndërkohë në internet qarkullojnë fotografi që tregojnë se si transportohen për në spitale apo qëndrat e karantinës të infektuarit me virusin e ri kinez.

Wuhani është duke u përballur me 'kushte të kohës së luftës', pasi qyteti duket tërësisht i izoluar, ndërkohë që autoritetet kanë filluar të shkojnë derë më derë duke kontrolluar temperaturën e qytetarëvë dhe duke izoluar personat që dyshohen si mbartës të koronavirusit.

Nga njerëzit e infektuar, shumica dërrmuese janë në Kinë kurse dy të tretat në Wuhan. Shkencëtarët kinezë pohuan se burimi i këtij virusi mund të vijë nga kafshët, kjo bazuar në analizën gjenetike, megjithëse rezultatet ende nuk janë bërë zyrtare.

Koronavirusi besohet se ka ardhur nga lakuriqët e natës, por ka kaluar në një mbajtës të ndërmjetëm para se të kalonte te njerëzit. Studiuesit kanë identifikuar një koronavirus tek një kafshë, që është i ngjashëm me atë që shkaktoi shpërthimin e tanishëm.

Vende të ndryshme kanë mbyllur kufirin me Kinën dhe kanë anuluar çdo fluturim për të parandaluar përhapjen. Viktima janë shënuar edhe në shtete të tjera si SHBA, Itali etj, ku dhe po punohet për gjetjen e analizës parandaluese.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Stuhia ‘CIARA”, avioni tenton të ulet, ngrihet përsëri në fluturim nga erërat e forta (VIDEO)
Mbi 1000 viktima nga koronavirusi, Kina shkarkon disa zyrtarë të lartë »
Article Logic
Execution time: 0.011147975921631
array(1) { ["section"]=> string(61) "shifra-alarmante-mbi-nje-mije-viktima-nga-koronavirusi-194784" }