Shifra alarmante me Covid-19, FRANCA po përgatitet të marrë masa EKSTREME

Publikuar tek: bota, më 20:45 27-10-2020 Shifra alarmante me Covid-19, FRANCA po përgatitet të marrë masa EKSTREME

Numri i lartë i shënuar në ditët e fundit me Covid-19 ka ngritur alarmin në Francë.  

Në këto kushte, autoritetet shëndetësore dhe presidenti i vendit, Emanuel Macron kanë paralajmëruar marrjen e masave të reja për të ndaluar përhapjen  më të gjërë të koronavirusit.

Qeveria po shikon se cilat kufizime të reja do i bënin punë vendit, mes asaj që ekspertët e quajnë si valë e dytë ‘brutale’ e infeksioneve Covid-19 në vend.

Në mars shumica e rasteve ishin të vendosura në pjesën lindore të vendit, por tani infeksioni është përhapur në çdo cep të Francës dhe spitalet po mbushen me ritme të frikshme.

Zyra e shtypit të presidentit Macron nuk ka tregur detaje nga fjalimi i cili do të mbahet gjatë ditës së nesërme, por qytetarët tashmë kanë nisur të marrin masat e tyre, për shkak se nuk përjashtohet një mbyllje e dytë e vendit.

Franca numëroi një rekord rastesh të reja në ditët e fundit, por ekspertët thonë se me shumë raste asimptomatike, numri i të infektuarve është më i lartë.


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia vret afro-amerikanin 27-vjeçar, Filadelfia ndizet nga protestat, plagosen 30 policë
TRAGJEDI në kanalin mes Francës dhe Britanisë, përmbyset varka që transportonte më shumë se 20 emigrantë »
Article Logic
Execution time: 0.016165971755981
array(1) { ["section"]=> string(79) "shifra-alarmante-me-covid-19-franca-po-pergatitet-te-marre-masa-ekstreme-225419" }