Shifrat e Covid-19 në të gjithë botën kanë marrë të përpjetën teksa në shumë shtete të rëndësishme janë raportuar mijëra viktima në vetëm 24 orë.
Në SHBA u regjistruan gati 73 mijë raste pozitive dhe 1792 viktima në 24 orët e fundit, duke kaluar 26 milionë të prekur dhe 437.252 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Në Britani u regjistruan mbi 25 mijë raste të reja dhe 1725 viktima në 24 orë, duke shkuar në mbi 3.7 milionë të prekur dhe 101.887 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Shifra të frikshme ka dhe Meksika me mbi 17 mijë të prekur në 24 orë dhe 1743 viktima, duke e çuar numrin e të infektuarve në gati 1.8 milionë dhe atë të viktimave në mbi 152 mijë që nga fillimi i pandemisë.