Shifra alarmante, rritet numri i vdekshmërisë te moshat e reja, shkak këto sëmundje (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:35 27-02-2018 Shifra alarmante, rritet numri i vdekshmërisë te moshat e reja, shkak këto sëmundje (E PLOTË)

Përhapja e sëmundshmërisë dhe plakja e popullsisë ka rritur numrin total të jetëve vdekjeve në vitin 2017 me 844 persona ose 3.9 për qind, por është shfaqur një tendencë e frikshme e vdekjeve në moshat më të reja.

Rritja e personave që humbasin jetën është më e dukshme për moshat mbi 60 vjeç duke iu referuar edhe trendit historik, por në vitin 2017 në raport me një vit më parë (2016) vdekjet pësuan rritje për grupmoshën 50-60 vjeç dhe 20-24, vjeç si pasoje rritjes e aksidenteve rrugore.

Në lidhje më 2017 për moshën 50-54 vjeç kishte 37 vdekje më shumë se më 2016, ndërsa për grupmoshën 55-59 vjeç kishte 54 jetë të humbura më shumë. Për grup moshën 60-69 pati 115 më shumë të vdekur më shumë në 2017. Ekspertët e shëndetit publik pohojnë se vdekjet në moshat më të reja janë pasojë e përhapjes se neoplazmave (sëmundjeve malinje) dhe atyre kardiovaskulare.

Në vitet 1990, Shqipëria kishte numrin më të ulët të prevalencës së vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare se në të gjitha vendet e rajonit. Në fillim të tranzicionit, vdekjet nga kjo diagnozë ishin 125 persona për 100 mijë banorë, teksa në të gjitha vendet ballkanike, përveç Greqisë, ky numër ishte shumë i lartë.

Sipas “Monitor” Aktualisht, Shqipëria është vendi i vetëm në rajonin e Europës Juglindore, i cili ka shënuar rritje në nivelin e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës në dy dekadat e fundit. Sipas një studimi të institutit të Shëndetit Publik, ky është një tregues i fazës së hershme të evoluimit të epidemisë koronare në Shqipërinë e tranzicionit, e cila ndodhi dekada më parë në vendet perëndimore. Shqipëria aktualisht paraqitet më e rënduar se vendet e rajonit, duke raportuar vdekjet për këto sëmundje 155 persona për 100 mijë banore, teksa vendet ballkanike kanë frenuar avancimin e jetëve të humbura.

Sëmundjet malinje po rriten me ritme të shpejta gjithashtu. Të dhënat e gjetura tregojnë për një avancim të lartë të sëmundjes dhe mbi të gjitha në moshat e reja. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik më 2014, 15% e të diagnostikuarve me kancer i përkasin moshës 35-44 vjeç, 26,7% i përkasin moshës 45-54 vjeç dhe 22% janë të moshës 55-64 vjeç. Një dekadë më parë, përqindjet më të larta i kishin moshat mbi 60 vjeç.

Në vitin 2002, instituti i Shëndetit Publik numëronte 41 diagnoza për 10 mijë banorë në Shqipëri, ndërsa në vitin e 2014 u numëruan 73 persona për 10 mijë banorë. Prevalenca për mijë banorë me të sëmurë me kancer shihet të ketë pësuar rritje me 70% gjatë dekadës, sipas të dhënave spitalore.

Gratë shihet të jenë më të prekura. Tumoret e uterusit dhe të gjirit po përhapen shpejt dhe po zbresin në moshat e reja. Sipas të dhënave të ISHP-së, në vitin 2014, në 10 mijë gra, 88 prej tyre u diagnostikuan me kancer dhe në 10 mijë burra u diagnostikuan 58 me këtë sëmundje. Mjekët pneumologë pohojnë se janë shtuar dukshëm rastet e tumoreve të mushkërive, për të cilat bëjnë shkaktarë pirjen e cigares dhe ndotjen e mjedisit.

vdekjet-sipas-grupmoshes.png

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013032197952271
array(1) { ["section"]=> string(96) "shifra-alarmante-rritet-numri-i-vdekshmerise-te-moshat-e-reja-shkak-keto-semundje-e-plote-111599" }