SHIFRA/ Ja sa qytetarë kanë marrë leje për dalje te e-Albania

Publikuar tek: aktualitet, më 20:53 28-03-2020 SHIFRA/ Ja sa qytetarë kanë marrë leje për dalje te e-Albania

22 mijë e 553 qytetarë kanë marrë deri tani leje për dalje te e-Albania.  Një shifër e lartë kjo në pak orë duke marrë parasysh që mund të aplikojë vetëm një pjesëtar i familjes.

Lajmin e bën me dije drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj ndërsa pohon se përtej mërzive e acarimeve të momentit, totalisht të kuptueshme në kushtet e izolimit, qytetarët kanë treguar maturi.

“Deri tani 22 mijë e 553 qytetarë kanë bërë aplikimin në e-Albania dhe kanë marrë menjëherë miratimin e lejes për dalje nga dita e hënë.

Kjo shifër tregon besimin e qytetarëve te teknologjia dhe te e-Albania që tashmë është familjar për këdo.

Përtej mërzisë, acarimeve të momentit, tërësisht të kuptueshme në kushtet e izolimit, qytetarët kanë treguar një maturi dhe sjellje për t’u admiruar. ??Me durim, minutë pas minute, ata po ndjekin procedurën e thjeshtë të marrjes së leje-daljes, në e-Albania!

Kjo sjellje do na shpërblehet në ditët dhe javët në vazhdim me më pak të dala dhe me më shumë jetë të mbrojtura”, shkruan Karçanaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090930461883545
array(1) { ["section"]=> string(67) "shifra-ja-sa-qytetare-kane-marre-leje-per-dalje-te-e-albania-200454" }