Shifra rekord nga Covid-19 në Greqi, 2,131 raste të reja dhe 101 viktima në 24 orët e fundit

Publikuar tek: rajon, më 20:51 24-11-2020 Shifra rekord nga Covid-19 në Greqi, 2,131 raste të reja dhe 101 viktima në 24 orët e fundit Greqi

Bilanc tragjik të infektuarish dhe viktimash me Covid-19 është shënuar në Greqi.  

Sipas autoriteteve shëndetësore të vendit fqinj, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2,131 raste të reja, duke e çuar në 95,137  numrin total të të prekurve që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, që humben betejën me koronavirus 101 persona dhe numri në total i të vdekurve ka shkuar në  1,815 viktima.

Ditën e sotme në Greqi u shënua edhe viktima me moshën më të re që nga fillimi i pandemisë.

Bëhet fjalë për 25-vjeçarin, Theodore Pavlidis. Ai vuante nga sëmundje shoqëruese, pasi pak kohë më parë iu nënshtrua një operacioni në zemër.

Sipas njoftimeve, ai fillimisht u trajtua në Spitalin e Përgjithshëm të Serres para se të transferohej në Spitalin e Përgjithshëm “Papanikolaou” në Selanik, ku qëndroi i intubuar deri sa humbi jetën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk ka qetësi për Italinë, Covid ‘pushton’ FRIKSHËM spitalet, vdesin 35 persona çdo 1 orë, mijëra të infektuar (BILANCI)
»
Article Logic
Execution time: 0.011620044708252
array(1) { ["section"]=> string(98) "shifra-rekord-nga-covid-19-ne-greqi-2-131-raste-te-reja-dhe-101-viktima-ne-24-oret-e-fundit-228989" }