SHIFRA TË FRIKSHME/ 809 të vdekur në 24 orët e fundit, mbi 124 mijë të infektuar nga COVID-19 në Spanjë

Publikuar tek: bota, më 12:12 04-04-2020 SHIFRA TË FRIKSHME/ 809 të vdekur në 24 orët e fundit, mbi 124 mijë të infektuar nga COVID-19 në Spanjë Foto ilustruese

Spanja vazhdon të regjistrojë viktima të shumta nga koronavirusi.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 809 viktima, ndërsa numri total i të vdekurve ka shkuar në 11.744.

Ndërkohë që janë konfirmuar edhe 7026 raste të tjera të personave të infektuar, duke e çuar në 124.736 numri total të të infektuarve.

Spanja është vendi i dytë me numrin më të madh të viktimave, pas Italisë, ndërkohë që e ka kaluar këtë të fundit për numrin e të prekurve.

Spitalet në Madrid dhe Barcelonë po hasin vështirësi të mëdha, pasi numri i pacientëve është shumë i madh në krahasim me numrin e shtretërve dhe respiratorëve.

Në Madrid dhe Barcelonë autoritetet kanë sajuar vende të tjera për të vendosur kufomat, pasi morgu i qyteteve është i tejmbushur.

Qeveria ka marrë masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, por duket se është shumë e vështirë, pasi çdo ditë po shënohet një numër i madh i viktimave dhe të infektuarve.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0095040798187256
array(1) { ["section"]=> string(108) "shifra-te-frikshme-809-te-vdekur-ne-24-oret-e-fundit-mbi-124-mije-te-infektuar-nga-covid-19-ne-spanje-201309" }