Shifra të frikshme në Britani, mbi 500 viktima nga Covid-19, më pak në Francë e Gjermani

Publikuar tek: bota, më 22:19 01-06-2020 Shifra të frikshme në Britani, mbi 500 viktima nga Covid-19, më pak në Francë e Gjermani

Janë bërë publike shifrat e fundit përsa i përket të afektuarve nga koronavirusi në shtetet kryesore dhe më të prekura në Europë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar kanë humbur jetën 556 persona si pasojë e covid-19, duke e çuar në 39.045 numrin total të jetëve të humbura. Të infektuarit në vendin ishullor janë 1570 në 24 orë, 276.332 në total.

Ndërkohë shifrat paraqiten më të ulëta në Francë e Gjermani.

Francë

31 viktima në 24 orë, 28.833 në total. 338 të infektuar në 24 orë, 189.220 në total.

Gjermani

Në 24 orë kanë vdekur 8 persona, 8613 në total. 169 të infektuar në 24 orë, 183.663 në total.

Kujtojmë që sot për herë të parë në kaq kohë, Spanja ka shënuar zero viktima nga koronavirusi.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096678733825684
array(1) { ["section"]=> string(93) "shifra-te-frikshme-ne-britani-mbi-500-viktima-nga-covid-19-me-pak-ne-france-e-gjermani-208695" }