Britania e Madhe ndodhet në një situatë tepër të rënduar si pasojë e koronavirusit në vend.
Vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan mbi 40 mijë raste të reja me covid dhe 1401 vdekje. Këto shifra e çojnë në 3.583.907 numrin e përgjithshëm të të prekurve që nga fillimi i pandemisë dhe në 95.981 numrin total të viktimave.
Ndërkohë që një pjesë e madhe e Anglisë është e izoluar në kuadër të masave anti-covid, kryeministri Boris Johnson tha se vasrianti i ri i koronavirusit i quajtur Kent, duhet të jetë 30% më vdekjeprurës se versionet e mëparshme.
Të dhënat e spitalit shtetëror treguan se varianti i ri mund të rrisë rrezikun e vdekjes për një burrë të 60-at e tij nga 1% në 1.3%, megjithatë tha se këto përfundime mund të mos jenë përfundimtare.
Z. Johnson me sa duket ka refuzuar të përjashtojë kufizimet drakoniane që zgjasin gjatë verës, raporton daily mail.