SHIFRA TË FRIKSHME/ Rreth 600 mijë të infektuar nga COVID-19, mbi 27 mijë viktima dhe 133 mijë të shëruar

Publikuar tek: bota, më 09:45 28-03-2020 SHIFRA TË FRIKSHME/ Rreth 600 mijë të infektuar nga COVID-19, mbi 27 mijë viktima dhe 133 mijë të shëruar Vendet me te prekura nga COVID-19

Po përhapet me ritme të shpejta koronavirusi në të gjithë botën.

Sipas përditësimeve më të fundit, 598.094 persona janë prekur nga koronavirusi, mes të cilëve 27.371 kanë humbur jetën dhe 133.391 të therë janë shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë më shumë se 100 mijë të prekur nga COVID-19, më shume se çdo vend tjetër, me shifrat që shtohen çdo ditë e më shumë, ndërsa ka patur edhe 1704 viktima.

Italia është vendi që ka patur më shumë viktima në të gjithë botën, 9134, nga të cilët vetëm ditën e djeshme ishin 919, numri më i madh i viktimave që një shtet ka patur për 24 orë.

Gjithashtu janë edhe 86.498 të infektuar nga koronavirusi dhe 10.950 të shëruar.

Kina duket se është në ditët e fundit të luftës me koronavirusin, një luftë të cilën duket se e ka fituar, pasi ka vetëm 3128 raste aktive, ndërkohë që vetëm 3 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit.

Spanja duket në vështirësi të mëdha, pasi numëron 65.719 të infektuar dhe 5138 viktima, ndërsa 4165 të tjerë janë në gjendje kritike për jetën.

Gjermania ka një numër të madh të infektuarish, 50.871, por në krahasim me vendet e tjera, ka një numër shumë të vogël të viktimave, 351.

Irani është një nga vendet ku situata sa po vje dhe po bëhet më e vështirë, pasi numëron 32332 të infektuar dhe 2378 viktima.

Më e stabilizuar duket situata në Britani, me 14.543 të infektuar dhe 759 viktima.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.013926982879639
array(1) { ["section"]=> string(110) "shifra-te-frikshme-rreth-600-mije-te-infektuar-nga-covid-19-mbi-27-mije-viktima-dhe-133-mije-te-sheruar-200362" }