Shifra të frikshme, rritet sërish numri i viktimave me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut (Ja sa raste të reja)

Publikuar tek: rajon, më 16:18 01-08-2020 Shifra të frikshme, rritet sërish numri i viktimave me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut  (Ja sa raste të reja) foto ilustruese

Situata vijon të jetë e rënduar në Maqedoninë e Veriut nga pandemia e koronavirusit.

Autoritetet maqedonase bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 7 persona, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 493.

Nga 1.621 persona të testuar si të dyshuar me Covid-19, 138 prej tyre kanë rezultur pozitivë.

Prej rasteve të reja 47 janë në Shkup, 17 në Kumanovë, 10 në Dibër, 16 në Shtip, nga dy në Tetovë dhe Prilep, nga 5 në Veles dhe Manastir, Ohër 2, Kavadar 1, Gostivar 10, Kriva Pallankë 1, Koçani 5, Probishtip 1, Demir Hisar 1, Makedonski Brod 6, Vinicë 2, Kratovë 1, Kërçovë 3 dhe Resnjë 1.

Kujtojmë që deri më tani në Maqedoninë e Veriut 493 persona kanë humbur jetën nga kosonavirusi, ndërsa numri i përgjithsëm i të infektuarve ka shkuar në 10.891.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087161064147949
array(1) { ["section"]=> string(112) "shifra-te-frikshme-rritet-serish-numri-i-viktimave-me-covid-19-ne-maqedonine-e-veriut-ja-sa-raste-te-reja-215737" }