Shifra të LARTA të Covid-19, MIJËRA testime dhe QINDRA raste të reja, 7 persona humbin jetën

Publikuar tek: aktualitet, më 17:27 27-01-2021 Shifra të LARTA të Covid-19, MIJËRA testime dhe QINDRA raste të reja, 7 persona humbin jetën Pamje nga Infektivi

Ministria e Shëndetësisë bën publike situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. Janë kryer gjithsej 3512 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 876 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 72 raste në Vlorë, 59 raste në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45 raste në Kavajë, 33 raste në Shkodër, 28 raste në Sarandë, 26 raste në Krujë, Lezhë, Kurbin, 22 raste në Fier, 19 raste në Kukës, 18 raste në Lushnje, Shijak, 17 raste në Berat, Kamëz, Gramsh, 14 raste në Tepelenë, 13 raste në Mirditë, 12 raste në Librazhd, 10 raste në Mat, Delvinë, Dibër, Vorë, 9 raste në Gjirokastër, Malësi e Madhe, Patos, 8 raste në Vau i Dejës, 7 raste në Korçë, Pogradec, Ura Vajgurore, Skrapar, 6 raste në Mallakastër, Peqin, 5 raste në Rrogozhinë, Tropojë, 4 raste në Divjakë, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, Poliçan, 3 raste në Has, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Përmet, Roskovec, Himarë, Memaliaj, Këlcyrë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 503 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 45,383 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (27 Janar 2021)

Raste të reja ditore        876

Të shëruar në 24 orë     503

Të shtruar në spitale     280

Humbje jete në 24 orë   7

Testime ditore              3512

Testime totale            343,833

Raste pozitive             74,567

Raste të shëruara       45,383

Raste Aktive                27,845

Humbje jete                 1339

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 16142

Fier      2089

Durrës             1523

Shkodër  1390

Elbasan  1283

Vlorë   1156

Lezhë   1023

Korçë    909

Berat  898

Gjirokastër 557

Dibër  440

Kukës   435

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthimi i gazit në shkollën 'Ndre Mjeda', reagon Bashkia e Shkodrës: Ka pasur vetëm një prishje të çelësit
Sot do të festonte ditëlindjen, kolegët kujtojnë mjekun Drini Dobi, mbjellin një pemë ulliri në spitalin e Neurokirurgjisë »
Article Logic
Execution time: 0.012422800064087
array(1) { ["section"]=> string(97) "shifra-te-larta-te-covid-19-mijera-testime-dhe-qindra-raste-te-reja-7-persona-humbin-jeten-236626" }