Italia dhe Britania e Madhe janë dy nga vendet më të prekura nga koronavirusi, në pjesën e Europës.
Shteti ynë fqinj në 24 orët e fundit raportoi 16.310 raste pozitive me Covid-19 dhe 475 viktima.
Në total janë 2.368.733 të infektuar dhe 81.800 viktima që nga fillimi i pandemisë. Janë shëruar mbi 1.7 milionë qytetarë ndërsa 2520 ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Nga ana tjetër Britania e Madhe ka raportuar shifra EXTREME të koronavirusit, me mbi 41 mijë raste pozitive dhe 1295 viktima në 24 orët e fundit. Në total janë 3.357.361 të prekur dhe 88.590 viktima që nga fillimi i pandemisë.