Shifra tronditëse/ Të rinjtë shqiptarë që ju bashkuan ISIS, ja si u mashtruan

Publikuar tek: aktualitet, më 14:47 12-03-2017 Shifra tronditëse/ Të rinjtë shqiptarë që ju bashkuan ISIS, ja si u mashtruan

Qindra të rinjë e të reja me kombësi shqiptarë i janë bashkuar organizatave terrosriste, për të luftuar për xhihad.

Deri më tani, sipas autoriteteve të sigurisë në Kosovë janë regjistruar rreth 316 persona që kanë marrë pjesë në konfliktet në Lindjen e Mesme, ndërsa në zonat e luftës vlerësohet se ndodhen edhe 140 të tjerë.

Thuhet se 117 veta janë kthyer në Kosovë dhe deri më tani rreth 40 veta janë dënuar për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme, nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve.  

Këto të dhëna u bënë publike gjatë një konference shkencore të titulluar “Myslimanët shqiptarë në Ballkan”, të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe Liga e Botës Islame.

Pjesëmarrës në këtë konferencë kanë theksuar se po punohet në edukimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për rrezikun dhe pasojat që lë ekstremizmi i dhunshëm, ndërisa kanë theksuar se qytetarët e Kosovës, të cilët iu bashkuan organizatave terroriste në Siri dhe Irak, u manipuluan.

“Jemi dëshmitarë që në vitet e fundit feja është keqpërdorur për interesa të ndryshme dhe kjo ka bërë që të kemi interpretim të fesë për qëllime dhe agjenda nga më të ndryshmet dhe kështu, në emër të fesë, janë shkaktuar konflikte, janë bërë krime të tmerrshme. Një grup i të rinjve iu bashkuan atyre sigurisht të manipuluar, të vënë në lajthitje, të painformuar sa duhet dhe pa një formim adekuat fetar”, ka theksuar myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Kosova ishte përballur që nga viti 2012 me përfshirjen e qytetarëve të saj në luftërat në Siri dhe në Irak, njofton telegrafi.com.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Blici Rrugor" në 1 orë Policia Rrugore ndërshkon 518 drejtues mjetesh (Video)
Ka një “kampion” 15 vjeçar në Gjirokastër, dhe ky për sportin e Shahut »
Article Logic
Execution time: 0.010236024856567
array(1) { ["section"]=> string(81) "shifra-tronditese-te-rinjte-shqiptare-qe-ju-bashkuan-isis-ja-si-u-mashtruan-71638" }