SHIFRAT/ 11 raste të tjera me COVID-19 në Shqipëri, shkon në 197 numri i të infektuarve, 4 në gjendje të rëndë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:46 28-03-2020

Ka shkuar në 197 numri i të nfektuarve me COVID-19 në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 11 raste të tjera, ndërsa 4 pacientë raportohet të jenë në gjendje të rëndë.

Tirana ka numrin më të madh të të infektuarve, 113, ndërsa në total janë kryer 1325 teste.

Njoftimi i Ministrisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 11 raste të reja, shkon në 197 numri i të prekurve

Dy pacientë ndërruan jetë, shkon në 10 numri i viktimave. 33 të shëruar

Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë           113 raste

- Durrës           11 raste

- Lushnje         4 raste

- Elbasan         5 raste

- Rrogozhinë   2 raste

- Fier               21 raste

- Kavajë          4 raste

- Korçë            12 raste

- Vlorë            5 raste

- Shkodër        4 raste

- Lezhë            4 rast

- Berat             1 rast

- Has               2 raste

- Krujë            3 rast

-Tropojë          3 raste

- Pukë               3 raste

Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010962009429932
array(1) { ["section"]=> string(114) "shifrat-11-raste-te-tjera-me-covid-19-ne-shqiperi-shkon-ne-197-numri-i-te-infektuarve-4-ne-gjendje-te-rende-200389" }