Shifrat alarmante: Zbulohet letra e Nikollës për përdorimin e drogës në shkolla

Publikuar tek: aktualitet, më 19:17 18-01-2017 Shifrat alarmante: Zbulohet letra e Nikollës për përdorimin e drogës në shkolla

Në emisionin BOOM në Rtv Ora News është trajtuar mbrëmjen e sotme çështjen e përdorimit të drogës në vend.

Emisioni ka publikuar një urdhër i Ministrisë së Arsimit të nënshkruar nga ministrja Lindita Nikolla, e cila ka urdhëruar të gjitha institucionet arsimore që të raportojnë në lidhje me përdorimin e kanabisit në shkolla si dhe të ndihmohet në lidhje me hartimin e një strategjie në izolimin e këtij fenomeni.

Urdhër është zbatuar në kuadër të hartimit të një Dokumenti Strategjik “Plani Kombëtar kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit”, nga Këshilli i Ministrave.

Gazetarja e emisionit ka zhvilluar një intervistë edhe me Zini Sulaj, shefin e Pavionit të Toksikologjisë, i cili tha se minimumi 20 persona në vit gjejnë vdekjen nga aoverdoza, ndërsa një numër fare i vogël i tyre dërgohen pranë Mjekësisë Ligjore. Ai thotë se shifrat janë alarmante, ndërsa mendohet se rreth 12 mijë persona janë nën varësinë e drogës në vendin tonë.

Scasse78io5t76u5476u57u.jpg

Letra e plotë e ministres së Arsimit Lindita Nikolla e publikuar nga BOOM:

Në kuadër të hartimit të Dokumentit Strategjik “Plani Kombëtar kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit”, nga Këshilli i Ministrave, kërkohet kontributi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) lidhur me analizimin e situatës dhe hartimin e planeve përkatëse të veprimit, në institucionet shkollore të arsimit parauniversitar dhe në institucionet e arsimit të lartë. Lidhur me sa më sipër, do të ishte i mirëpritur kontributi i institucioneve të arsimit të lartë që ju drejtoni, në bashkëpunim dhe me forumet e studentëve, lidhur me përgatitjen e një raporti mbi vlerësimin e situatës/përmasës eventuale të përdorimit të kanabisit nga studentët si dhe planifikimin e veprimtarive parandaluese që mund të realizohen nga IAL, si dhe përcjelljen e tij në MAS brenda datës 31.01.2017. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Lindita Nikolla.

Zini Sulaj, shef i Pavionit të Toksikologjisë: Shumë individë për fat të keq vdesin pa mbërritur në spital. Ata vdesin atje ku e konsumojnë drogën, nëpër shkallë, në bodrume dhe gjenden nga kalimtarë apo familjarë që nuk i sjellin pranë mjekësisë ligjore. Çdo vit, 3-4 persona të vdekur i kemi të regjistruar këtu. Nëse marrim në rang vendi, duhet të themi se kjo shifër duhet t’i kalojë 20 vdekje nga overdoza. Mendoj që shifrat janë alarmante. Ata që kanë probleme në Shqipëri luhaten nga 8 deri në 12 mijë persona që kanë nevojë për intervent emergjent, në trajtime multidisiplinore. Këto i bazoj në shumë të dhëna, edhe si ekspert por edhe nga të dhëna epidiomologjike në trendet e para dhe në numrin e përdoruesve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpallet Qendra Historike e Qytetit të Përmetit, miratohet rregullora për administrimin e saj e të zonës së mbrojtur
Tubacionet e ngrira në konvikt, kryebashkiaku me urgjencë vizitë nxënësve që mbetën në të ftohtë »
Article Logic
Execution time: 0.011433124542236
array(1) { ["section"]=> string(84) "shifrat-alarmante-zbulohet-letra-e-nikolles-per-perdorimin-e-droges-ne-shkolla-65933" }