Shifrat e Covid-19 gjithnjë e në rritje, Elbasani dhe Gjirokastra zhvillojnë aktivitete kulturore dhe grumbullime, qytetarët të shqetësuar

Publikuar tek: aktualitet, më 16:54 07-11-2020 Shifrat e Covid-19 gjithnjë e në rritje, Elbasani dhe Gjirokastra zhvillojnë aktivitete kulturore dhe grumbullime, qytetarët të shqetësuar Aktiviteti kulturor në Gjirokastër

Festivalet e kulturës vazhdojnë të organizohen në vendin tonë, edhe pse situata e COVID-19 po përkeqësohet.

Mirëpo pavarësisht shifrave në rritje dhe thirrjes së autoriteteve për mosgrumbullim të qytetarëve, kjo nuk i ka ndaluar qytetet e Elbasanit dhe të Gjirokastrës të organizojnë evente kulturore.

Gjatë ditës së sotme në Elbasan është zhvilluar edicioni i pestë i “Festivalit Ndërkombëtar i Orkestrës së Harqeve”. Artistët ishin të detyruar të performonin me maska për të parandaluar përhapjen e virusit.

123960456_797786567664972_3317465167880136906_n.jpg

Sipas organizatorëve, 4 grupe u tërhoqën në moment të fundit nga festivali për shkak të pandemisë. Ndërkohë, edhe në Gjirokastër u mbajt festivali “Divani Lunxhiot”, i cili sipas banorëve ka një rëndësi shumë të madhe për qytetin. Evenimenti kulturor përfshin folklorë me këngë, valle e kostume të larmishme.

Ish-kryeministri Berisha, gjithashtu ka postuar një mesazh të një ndjekësi të tij i cili thotë se “është goxha i shqetësuar me situatën që po përjetojnë në Gjitrokastër pasi eventet e Ministrisë së Kulturës po përhapin akoma dhe më shumë virusin”.

124194397_808612963056320_6071847796335828628_n.png

Rastet pozitive me koronavirus vazhdojnë të jenë në rritje. Vetëm brenda 24 orëve ka patur 22 raste në Elbasan dhe 11 raste në Gjirokastër ku prej të cilëve humbi jetën një 77-vjeçar nga Gjirokastra.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « REKORDI MË NEGATIV në 24 orë: Shënohet numri më i lartë i rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë, 8 viktima
Meta krah ish-ambasadorit tonë në Britaninë e Madhe: Studimet e tij zbulojnë fisnikërinë dhe bujarinë shqiptare ndaj hebrejve »
Article Logic
Execution time: 0.011645078659058
array(1) { ["section"]=> string(143) "shifrat-e-covid-19-gjithnje-e-ne-rritje-elbasani-dhe-gjirokastra-zhvillojne-aktivitete-kulturore-dhe-grumbullime-qytetaret-te-shqetesuar-226819" }