Shifrat e Covid në 24 orët e fundit: Ka rënie të rasteve të reja, por sërish shumë viktima (BILANCI)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:47 28-11-2020 Shifrat e Covid në 24 orët e fundit: Ka rënie të rasteve të reja, por sërish shumë viktima (BILANCI) Foto arkive

Ministria e Shëndetësisë informon për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarē nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti,  të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.

Janë kryer 2.026 testime, prej të cilave 610 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 397 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.152 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (28 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                 545

Të shëruar ne 24 orë              397

Të shtruar në spitale               471

Humbje jete në 24 orë                        16

Testime ditore                        2.026

Testime totale                           186.243

Raste pozitive                   36.790

Raste të shëruara            18.152

Raste Aktive                     17.851

Humbje jete                         787

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  9145

Fier                  1342

Durrës             1320

Korçë   989

Vlorë  890

Shkodër           872

Elbasan            840

Lezhë   741

Berat   566

Gjirokaster 547

Kukës   405

Dibër   194

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U kap me shotgun dhe kallshnikov në makinë, ky është Denion Fiku; djali i kreut të PD në Bulqizë dhe simpatizant i ‘flaktë’ i Bashës
Homazhe si asnjëherë/ Si u përcoll në banesën e fundit me turma njerëzish e staf mjekësor, mjeku lushnjar Muharrem Xhepexhiu; doktori i 14-të që ka humbur jetën nga Covid (Pamjet nga familja) »
Article Logic
Execution time: 0.010704040527344
array(1) { ["section"]=> string(103) "shifrat-e-covid-ne-24-oret-e-fundit-ka-renie-te-rasteve-te-reja-por-serish-shume-viktima-bilanci-229454" }