SHIFRAT E FUNDIT/ 1.2 milion të infektuar nga COVID-19, mbi 69 mijë të vdekur dhe 260 mijë të infektuar, shifrat në SHBA rriten me ritme të çmendura

Publikuar tek: bota, më 22:59 05-04-2020 SHIFRAT E FUNDIT/ 1.2 milion të infektuar nga COVID-19, mbi 69 mijë të vdekur dhe 260 mijë të infektuar, shifrat në SHBA rriten me ritme të çmendura Shtetet me te prekura nga koronavirusi

Numri i të infektuarve nga koronavirusi rritet çdo ditë e më shumë.

1 milion e 266 mijë e 614 është numri i të infektuarve në të gjithë botën sipas përditësimeve më të fundit, ndërsa ka patur edhe 69.169 viktima.

Ndërkohë numri i të shëruarve është 260.967, ndërsa 45.530 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

SHBA është shteti që ka më shumë persona të infektuar, 333.017, ndërsa janë regjistruar edhe 9528 viktima nga koronavirusi. Shifrat vazhdojnë të rriten shumë shpejtë, pasi çdo orë konfirmohen me qindra dhe mijëra të infektuar.

Italia është shteti që ka numrin më të madh të viktimave, 15.887, ndërsa numri i të infektuarve është 128.948, ndërsa 21.815 janë të shëruarit.

Spanja është vendi i dytë me numrin më të madh të të infektuarve, me shtetin iberik që ka konfirmuar 130.854 të prekur dhe 12.518 viktima nga koronavirusi.

Edhe Gjermania e ka kaluar shifrën e 100 mijë të prekurve nga COVID-19, por numri i viktimave është shumë më i vogël se vendet e tjera, 1576.

Situata e rënduar e dy ditëve të fundit duket se ka marrë fund në Francë, pasi shifra e viktimave ditën e sotme thuajse është përgjysmuar.

Në Francë janë konfirmuar 92.839 të infektuar dhe 8078 viktima, ndërkohë që janë edhe 16.183 të shëruar.

Kina duket se është në ditët e fundit të luftës së fituar me COVID-19, pasi ka vetëm 1376 raste aktive.

Edhe në Mbretërinë e Bashkuar situata është e vështirë, pasi ka 47.806 të infektuar dhe 4934 viktima.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091350078582764
array(1) { ["section"]=> string(152) "shifrat-e-fundit-1-2-milion-te-infektuar-nga-covid-19-mbi-69-mije-te-vdekur-dhe-260-mije-te-infektuar-shifrat-ne-shba-rriten-me-ritme-te-cmendura-201502" }