Shifrat e fundit: 3 viktima dhe shumë raste të reja me koronavirus në vendin tonë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:09 28-09-2020 Shifrat e fundit: 3 viktima dhe shumë raste të reja me koronavirus në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 824 testime, nga të cilat 132 kanë rezultuar pozitivë. Në 24 orët e fundit 95 qytetarë e kanë fituar betejën me koronavirusin, duke e çuar në 7629 numrin total të të shëruarve.

Në dy spitalet Covid po trajtohen 185 pacientë, 16 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.

Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë, një 58-vjeçare nga Tirana, një 63-vjeçar nga Lushnja dhe një 66-vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 95 të shëruar, 132 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Dr. Marjeta Dervishi Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID Në institucione arsimore, në biznese, në transportin publik, kudo në ambiente të brendshme dhe aty ku nuk ruhet distanca, është e domosdoshme që të vendoset maska në mënyrë të tillë që të mbulojë hundën dhe gojën. Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki : 31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore. Në 24 orët e fundit 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7629 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja, një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (28 Shtator 2020) Testime totale 86378 Raste pozitive 13391 Raste të shëruara 7629 Raste Aktive 5382 Humbje jete 380 (Qarku Tiranë 180, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2632 Durrës 591 Shkodër 391 Elbasan 318 Lezhë 305 Korçë 252 Fier 244 Vlorë 198 Kukës 154 Berat 112 Dibër 107 Gjirokastër 78

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01183009147644
array(1) { ["section"]=> string(87) "shifrat-e-fundit-3-viktima-dhe-shume-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-vendin-tone-221967" }