Shifrat e fundit: 4 viktima dhe qindra raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, pak të shëruar në 24 orë (Bilanci)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:07 01-08-2020 Shifrat e fundit: 4 viktima dhe qindra raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, pak të shëruar në 24 orë (Bilanci)

Situata vijon të jetë e rënduar në vendin tonë përsa i përket pandemisë së koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 4 persona, duke e çuar në 161 numrin total të jetëve të humbura.

Në të dy spitalet Covid kanë humbur jetën një 58-vjeçare nga Kurbini dhe një 71-vjeçare nga Lushnja, me disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Gjithashtu kanë ndërruar jetë një 61-vjeçar nga Durrësi dhe një 67-vjeçar nga Fieri.

Nga 510 testet e realizuar ditën e fundit janë konfirmuar 120 raste të reja pozitive, duke e çuar në 5396 numrin total të personave të prekur me Covid-19 në Shqipëri, që nga përhapja e pandemisë.

Në Spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi aktualisht po trajtohen 119 pacientë, prej të cilëve 8 në terapi intensive, nga ku 6 janë të intubuar.   

Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin total në 2961.

Deklarata e Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.

I drejtohemi të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, me mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71 vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67 vjeçar nga Fieri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 510 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 120 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2961, që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes dhe të zbatojmë me rigorozitet masat e vendosura, sepse virusi është ende mes nesh.

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (1 Gusht 2020)
Testime totale 41709

Raste pozitive 5396
Raste të shëruara 2961
Raste Aktive 2274
Humbje jete 161 (Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 21, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 3, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1251
Durrës 277
Shkodër 211
Vlorë 95
Fier 85
Lezhë 84
Korçë 68
Kukës 66
Elbasan 55
Gjirokastër 31
Berat 27
Dibër 24

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092358589172363
array(1) { ["section"]=> string(115) "shifrat-e-fundit-4-viktima-dhe-qindra-raste-te-reja-me-covid-19-ne-shqiperi-pak-te-sheruar-ne-24-ore-bilanci-215736" }