SHIFRAT E FUNDIT/ 472 mijë të infektuar dhe 21.000 viktima, SHBA merr 'kryesimin', Gjermania 'për t'u marrë shembull'

Publikuar tek: bota, më 09:41 26-03-2020 SHIFRAT E FUNDIT/ 472 mijë të infektuar dhe 21.000 viktima, SHBA merr 'kryesimin', Gjermania 'për t'u marrë shembull' Vendet me te prekura nga koronavirusi

Ka shkuar mbi 472 mijë numri i rasteve të të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën, ndërsa 21.301 janë viktimat, sipas përditësimit të fundit, raporton neësbomb.

Ndërkohë që më shumë se 112 mijë persona janë të shëruar nga ky virus.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi me më shumë raste aktive, ku 67063 persona janë identifikuar aktualisht me koronavirus, ndërsa 1032 kanë humbur jetën.

Pas saj vjen Italia, vend në të cilin janë të infektuar 57521 raste aktualisht, por numri i vdekjeve është shumë i madh, 7503, raporton newsbomb.

Në shtetin fqinj janë edhe 9362 të shëruar, por situata ngelet shumë e rënduar.

Gjermania është shteti që edhe pse ka një numër të madh qytetarësh të infektuar, ka numrin më të vogël të vdekjeve.

Në Gjermani janë konfirmuar 37323 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa ka patur 206 viktima, raporton newsbomb.

Ndërkohë Kina ka ulur në mënyrë drastike numrin e të infektuarve dhe viktimave në ditë e fundit, me shtetin aziatik që ka vetëm 3947 raste aktive me koronavirus, ndërsa 6 persona kanë humbur jetë në 24 orët e fundit.

Numri i të infektuarve dhe viktimave po rritet çdo ditë në Spanjë, me iberikët që numërojnë më shumë se 49 mijë raste, ndërsa ka patur edhe 3647 viktima.

Ndërkohë që edhe Irani dhe Franca kanë më shumë se 25 mijë të infektuar, por numri i viktimave në Iran është gati dyfish më viktimat në Francë.

Në Shqipëri janë konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë 146 të infektuar nga koronavirusi, ndërsa ka patur edhe 6 viktima.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085818767547607
array(1) { ["section"]=> string(117) "shifrat-e-fundit-472-mije-te-infektuar-dhe-21-000-viktima-shba-merr-kryesimin-gjermania-per-t-u-marre-shembull-200109" }