SHIFRAT E FUNDIT/ 6 të vdekur nga COVID-19, REKORD me RASTE TË REJA, 136 të infektuar në 24 orët e fundit

Publikuar tek: barometri, më 09:34 10-08-2020 SHIFRAT E FUNDIT/ 6 të vdekur nga COVID-19, REKORD me RASTE TË REJA, 136 të infektuar në 24 orët e fundit

Ditën e sotme është shënuar edhe rekordi i infektimeve të reja në 24 orë, pasi janë konfirmuar pozitivë 136 persona me COVID-19.

Ndërkohë fatkeqësisht kanë humbur jetën 6 persona të infektuar me koronavirus, mes tyre artisti Arben Bajo.

Njoftimi i Ministrisë:

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 136 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 8 në Patos, 7 në Vlorë, 6 në Kavajë, nga 4 raste Kuçovë, Fier, nga 2 raste Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, nga 1 rast Durrës, Mirditë, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3342, që nga fillimi i epidemisë.

Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë mbi 1 mijë persona aktivë me Covid19, që janë në banesë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, ka ndërruar jetë artisti 53 vjeçar nga Tirana. Gjithashtu dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 61 vjeçar nga Tirana, një 62 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 87 vjeçare nga Shkodra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

Nisur nga fakti se janë vënë re raste të shtuara që lidhen me grumbullime në ceremoni festive apo mortore, rikujtojmë qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (9 Gusht 2020)

Testime totale              45942

Raste pozitive               6411

Raste të shëruara         3342

Raste Aktive                  2870

Humbje jete                  199 (Qarku Tiranë 97, Shkodër 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1589

Durrës                   361

Shkodër                249

Fier                        116

Vlorë                     110

Kukës                    94

Lezhë                    92

Korçë                    82

Elbasan                 66

Berat                     45

Dibër                     35

Gjirokastër            31

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012379884719849
array(1) { ["section"]=> string(109) "shifrat-e-fundit-6-te-vdekur-nga-covid-19-rekord-me-raste-te-reja-136-te-infektuar-ne-24-oret-e-fundit-216652" }