SHIFRAT E FUNDIT/ 6 viktima në 24 orë nga COVID-19, qindra të infektuar, situatë e rënduar në spitale

Publikuar tek: aktualitet, më 16:27 29-10-2020 SHIFRAT E FUNDIT/ 6 viktima në 24 orë nga COVID-19, qindra të infektuar, situatë e rënduar në spitale Infektivi

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 275 raste të reja me COVID-19, ndërsa fatkeqësisht 6 qytetarë kanë humbur jetën.

Situatë e rënduar paraqitet edhe në spitalet COVID, ku 291 pacientë po marrin trajtimin e nevojshëm, nga të cilët 13 janë në terapi intensive dhe 5 të intubuar.

Njoftimi i Ministrisë:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1422 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 275 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç Vlorë, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (29 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                                         275

Të shëruar ne 24 orë                                      114

Të shtruar në spitale                                       291

Humbje jete në 24 orë                                        6

Testime ditore                                                1422

Testime totale               122,426

Raste pozitive                20,315

Raste të shëruara          11,007

Raste Aktive                    8,809

Humbje jete                        499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4468

Durrës                  837

Fier                       650

Korçë                    544

Shkodër                522

Lezhë                    396

Elbasan                 378

Vlorë                     352

Berat                     256

Kukës                   184

Gjirokastër           131

Dibër                     91

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lajmi i mirë! 11-vjeçari Renald Caushi fiton betejën me leuçeminë
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, një 15 vjeçar dërgohet me urgjencë në spital »
Article Logic
Execution time: 0.011848926544189
array(1) { ["section"]=> string(105) "shifrat-e-fundit-6-viktima-ne-24-ore-nga-covid-19-qindra-te-infektuar-situate-e-renduar-ne-spitale-225672" }