SHIFRAT E FUNDIT/ 735 mijë të infektuar nga COVID-19, mbi 34 mijë viktima dhe 156.000 të shëruar

Publikuar tek: bota, më 13:58 30-03-2020 SHIFRAT E FUNDIT/ 735 mijë të infektuar nga COVID-19, mbi 34 mijë viktima dhe 156.000 të shëruar Shtetet me te prekura nga COVID-19

Pandemia COVID-19 po përhapet çdo ditë e më shumë në të gjithë botën.

Sipas përditësimeve më të fundit, 735.796 persona janë të infektuar, ndërkohë që ka patur 34.845 viktima, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 156.137.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve, pasi 142.796 persona janë të prekur nga koronavirusi, ndërsa ka patur edhe 2490 viktima.

Italia ka numrin më të madh të viktimave nga COVID-19, pasi 10779 persona kanë humbur jetën, ndërsa 97.689 është numri i të infektuarve.

Spanja vazhdon të jetë në situatë të keqe, pasi numri i viktimave dhe të ifektuarve po rritet me ritme të shpejta, ndërsa në 24 orët e fudnit ka patur 812 të vdekur, duke e çuar në 85.195 numrin total të viktimave në shtetin iberik.

Vetëm 2466 janë rastet aktive të personave të prekur nga koronavirusi në Kinë, duke bërë që shteti aziatik të jetë në ditët e fundit të luftës me COVID-19, luftë të cilën duket se e ka fituar.

Edhe në Iran situata duket shqetësuese, pasi kanë vdekur 2757 persona, ndërsa 41.495 janë të infektuar.

Gjermania ka një numër të madh të të infektuarve, 62.435, por numri i vdekjeve është shumë i vogël në krahasim me shtetet e tjera, vetëm 541.

Ndërkohë në Shqipëri numri i të prekurve nga COVID-19 është 223, ndërsa ka patur edhe 11 viktima.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0088920593261719
array(1) { ["section"]=> string(101) "shifrat-e-fundit-735-mije-te-infektuar-nga-covid-19-mbi-34-mije-viktima-dhe-156-000-te-sheruar-200637" }