Shifrat e fundit në Greqi/ Qindra pacientë të intubuar, mijëra infektime të reja, humbin jetën 84 qytetarë

Publikuar tek: rajon, më 18:06 23-11-2020 Shifrat e fundit në Greqi/ Qindra pacientë të intubuar, mijëra infektime të reja, humbin jetën 84 qytetarë Foto ilustruese

Greqia po kalon një gjendje jo të mirë përsa i përket situatës së koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1388 raste të reja me Covid-19, ndërsa kanë humbur jetën 84 persona.

“Përhapja e virusit është akoma e madhe në komunitet”, tha pasditen e sotme profesoresha, Vana Papaevangelou.

Ajo bëri të ditur se numri i pacientëve të intubuar tani është 549, një shifër kjo tejet problematike për vetë faktin e kapaciteteve spitalore. Megjithastë, mjekja tha se ka një tendencë në rënie të shifrave.

“Masat funksionojnë. Stabilizimi është i qartë. Rastet e javës së 2-të dhe të 3-të tregojnë një tendencë në rënie”, deklaroi Papaevangelou.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shifra të FRIKSHME në Itali, mijëra të infektuar në 24 orë, vdes një person çdo dy minuta (BILANCI)
Situatë alarmante në Maqedoninë e Veriut, 35 viktima dhe 387 raste të reja me Covid-19 (SHIFRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011073112487793
array(1) { ["section"]=> string(110) "shifrat-e-fundit-ne-greqi-qindra-paciente-te-intubuar-mijera-infektime-te-reja-humbin-jeten-84-qytetare-228843" }