Shifrat e fundit: Qindra raste të reja me koronavirus në vendin tonë, 3 persona humbin jetën

Publikuar tek: aktualitet, më 16:20 26-10-2020 Shifrat e fundit: Qindra raste të reja me koronavirus në vendin tonë, 3 persona humbin jetën

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 3 qytetarë, duke e çuar në 480 numrin total të jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë.

Nga 1304 testime kanë rezultuar pozitiv 288 persona, duke e çuar në 19.445 numrin e përgjithshëm të të prekurve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1304 testime, 51 të shëruar, 288 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1304 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 288 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar në 10705 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

147 raste në Tiranë,

16 në Fier,

14 në Krujë, Gjirokastër,

13 në Durrës,

11 në Kavajë,

10 në Lushnje, Gramsh, Kuçovë

8 në Peqin,

7 në Elbasan,

4 në Shkodër, Kurbin,

3 në Tepelenë,

2 në Vlorë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Divjakë,

1 në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Berat, Dibër, Memaliaj, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 280 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 50 vjeçar nga Lezha, një 56 vjeçare nga Tirana, një 88 vjeçar nga Tropoja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë prej masave që autoritetet shëndetësore ju rekomandojnë.

Evitoni grumbullimet e çdo lloji.

Mbani masken në menyrë korrekte duke mbuluar hundën, gojën dhe mjekrën në ambientet e mbyllura dhe të hapura, respektoni distancimin fizik dhe higjienën personale.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (26 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                              288

Të shëruar ne 24 orë                          51

Të shtruar në spitale                           280

Humbje jete në 24 orë                                    3

Testime ditore                                    1304

Testime totale                        118329

Raste pozitive                 19,445

Raste të shëruara          10,705

Raste Aktive                     8260

Humbje jete                      480

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4247

Durrës             779

Fier                   535

Shkodër            498

Korçë              490

Lezhë                388

Elbasan             369

Vlorë             321

Berat             237

Kukës                 184

Gjirokastër        119

Dibër              93

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Transportonin lëndë drusore të paligjshme, procedohen penalisht 2 persona në Mirditë
Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri: Mitsotakis dhe Dendias nxorrën zbuluar Ramën, ka bërë marrëveshje për zgjerimin e Greqisë me 12 milje, më pas çështja shkon në Hagë »
Article Logic
Execution time: 0.013394832611084
array(1) { ["section"]=> string(97) "shifrat-e-fundit-qindra-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-vendin-tone-3-persona-humbin-jeten-225224" }