SHIFRAT: Ja rrjeti social më i përdorur në Shqipëri

Publikuar tek: ekonomi, më 07:49 25-02-2019 SHIFRAT: Ja rrjeti social më i përdorur në Shqipëri

Facebook vijon të mbetet rrjeti social më i përdorur në Shqipëri. Media italiane Il Sole 24 ka publikuar hartën botërore të rrjeteve sociale 2019, e cila nuk ka surpriza të mëdha në krahasim me 12 muaj më parë. Vincenzo Cosenza është një ekspert italian i mediave sociale dhe prej disa vitesh mbledh të dhënat publike të rrjeteve kryesore sociale nëpërmjet platformës Alexa, duke realizuar harta dhe grafikë.

Facebook ka vazhduar të rritet me 2,3 miliardë përdorues, prej të cilëve 1,5 miliardë lidhet së paku një herë në ditë. Sot, Facebook është rrjet social më i preferuar në 153 vende nga 167 vendet e analizuara, me një shtrirje në 92% të globit.

Facebook është më së shumti i përhapur në Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Europë dhe Afrikë, në Indi dhe Asutrali.

Konkurrentët e vërtetë mbeten rrjetet sociale të panjohura në Perëndim, për shembull Odnoklassniki (OK.ru ka 71 milionë përdorues aktivë në muaj) dhe VK (i njohur më parë si VKontakte ka 97 milionë aktivë në muaj. Të dy udhëheqin në shtatë shtete të ish-Bllokut sovjetik, ndërsa një tjetër rrjet social, përkatësisht QZone në Kinë.

Ndërsa në Kinë rrjeti më i përhapur është Qzone. Në Rusi, rrjeti social më i përdorur është V Kontakte.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas një kërkimi të drejtuar nga Peë Research, tre persona në katër nuk janë ende të njohur me mënyrën se si funksionon algoritmi i Facebook, Facebook u vendos nën akuza se ka ofruar mbi bazën e tij të të dhënave ndaj një listë grupeve të ndryshme të interesit.

Sipas anketimit të kryer nga Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë në vitin 2015, koha e shpenzuar në internet nga përdoruesit e shpeshtë të internetit ndahet në këtë mënyrë: koha më e madhe shpenzohet në Facebook (49 %), duke vijuar më tej me YouTube (23 %). Sipas anketimit rezulton se në Shqipëri kanë gjetur përdorim të konsiderueshëm edhe tre platformat e reja të komunikimit ndërpersonal dhe të shkëmbimit të përmbajtjes: ËhatsApp që zë 11% të kohës së shpenzuar në internet, Viber (8%) dhe Instagram (6%). Koha për leximin e gazetave online zë vetëm 6 %, kurse koha për leximin e blogjeve zë 4%.

Instagrami është rrjeti social i dyti më i përhapur më botë. Në 58 vende rrjeti social ka dyfishuar prezencën e tij duke lënë pas rrjetet e tjera dhe numëron rreth 1 miliardë përdorues./Monitor

rrjetet-sociale-506x350.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066061019897461
array(1) { ["section"]=> string(57) "shifrat-ja-rrjeti-social-me-i-perdorur-ne-shqiperi-154089" }