Shifrat në 24 orë: Humbin jetën 3 persona dhe mbi 100 të infektuar nga Covid-19 në vendin tonë (BILANCI)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:07 25-09-2020 Shifrat në 24 orë: Humbin jetën 3 persona dhe mbi 100 të infektuar nga Covid-19 në vendin tonë (BILANCI)

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 808 testime, nga të cilat 124 kanë rezultuar pozitivë. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, kanë humbur jetën 3 persona; një 71-vjeçar nga Divjaka, një 79-vjeçar nga Korça dhe një 83-vjeçar nga Gramshi, me sëmundje shoqëruese.

Në 24 orë janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 7309 numrin total të të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 70 të shëruar, 124 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Dr. Gentiana Qirjako

Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit.

Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit  janë kryer 808 testime dhe janë konfirmuar 124 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:

57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 10 të prekur në Krujë, 8 në Fier, 4 të prekur në Korçë, Lezhë, Vlorë, Berat, Gramsh, 3 në Shkodër, Pogradec, 2 në Durrës, Delvinë, Dibër, 1 rast në Kamëz, Patos, Cërrik.

70 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7309 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacient janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 3 qytetarë, një 71 vjeçar nga Divjaka, një 79 vjeçar nga Korça, një 83 vjeçar nga Gramshi me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik.

Një thirrje për prindërit në Tiranë në këtë periudhë të epidemisë: Shmangni fluksin në QSUT, drejtohuni pranë qendrave shëndetësore, pasi shërbimi garantohet afër vendbanimit, nga mjekët pediatër, në kohë dhe me cilësi.

Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.  Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (25 Shtator 2020)

Testime totale                         83911

Raste pozitive              13045

Raste të shëruara       7309

Raste Aktive                 5363

Humbje jete 373  (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 25, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë        2651

Durrës          587

Shkodër       375

Elbasan        309

Lezhë          303

Fier                      254

Korçë           252

Vlorë           199

Kukës              154

Berat           112

Dibër             90

Gjirokastër         77

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013442993164062
array(1) { ["section"]=> string(108) "shifrat-ne-24-ore-humbin-jeten-3-persona-dhe-mbi-100-te-infektuar-nga-covid-19-ne-vendin-tone-bilanci-221644" }