Shifrat në 24 orë në Kosovë: 2 viktima nga Covid dhe qindra raste të reja (SHIFRAT)

Publikuar tek: rajon, më 14:12 24-10-2020 Shifrat në 24 orë në Kosovë: 2 viktima nga Covid dhe qindra raste të reja (SHIFRAT)

Dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informon se nga 1.056 persona të testuar si të dyshuar me Covid, kanë rezultuar pozitivë 166 prej tyre.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë.

Kujtojmë që deri më tani në vendin Kosovë 661 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 17.757.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Partner në qeveri, Haradinaj kundërshton vendimin e kryeministrit Hoti për mbylljen e Task-Forcës kundër korrupsionit
»
Article Logic
Execution time: 0.012410879135132
array(1) { ["section"]=> string(87) "shifrat-ne-24-ore-ne-kosove-2-viktima-nga-covid-dhe-qindra-raste-te-reja-shifrat-224997" }