Shifrat në 24 orë në Kosovë: 3 viktima nga Covid dhe 197 raste të reja

Publikuar tek: rajon, më 15:33 27-10-2020 Shifrat në 24 orë në Kosovë: 3 viktima nga Covid dhe 197 raste të reja

Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informon se nga 1.018 të testuar sit ë dyshuar me Covid, 197 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 92 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna e Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Shtime dhe Viti.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 669 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 18.345.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Preket nga COVID ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut
Rikthehet dialogu Kosovë-Serbi, të enjten takohen ekspertët në Bruksel »
Article Logic
Execution time: 0.013659000396729
array(1) { ["section"]=> string(76) "shifrat-ne-24-ore-ne-kosove-3-viktima-nga-covid-dhe-197-raste-te-reja-225367" }