Shifrat në 24 orë në Kosovë: 8 viktima dhe 193 raste të reja me Covid-19

Publikuar tek: rajon, më 15:17 13-08-2020 Shifrat në 24 orë në Kosovë: 8 viktima dhe 193 raste të reja me Covid-19

Tetë persona kanë humbur jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë ditës së fundit janë testuar 491 persona si të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve 193 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 56 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë dhe Istog.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 373 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve  ka shkuar në 10. 988.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010437965393066
array(1) { ["section"]=> string(78) "shifrat-ne-24-ore-ne-kosove-8-viktima-dhe-193-raste-te-reja-me-covid-19-217023" }