Shifrat në 24 orë në Maqedoninë e Veriut: Shënohet një viktimë dhe 109 raste të reja me Covid-19

Publikuar tek: rajon, më 18:46 10-08-2020 Shifrat në 24 orë në Maqedoninë e Veriut: Shënohet një viktimë dhe 109 raste të reja me Covid-19

Një viktimë është shënuar gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Betejën me koronavirusin e ka humbur një paciente 70 vjeçare nga Shkupi.

Autoritete maqedonase bëjnë me dije se janë testuar 762 persona si të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitvë 109 prej tyre.

Shkup-20, Kumanovë-16, Shtip-13, Kavadarc-1, Tetovë-3, Gostivar-10, Gjevgjeli-1, Radovish-2, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Vinicë-3, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-7 dhe Negotinë-1.

Kujtojmë që në Maqedoninë e Veriut deri më tani 528 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 12.048 persona.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093209743499756
array(1) { ["section"]=> string(102) "shifrat-ne-24-ore-ne-maqedonine-e-veriut-shenohet-nje-viktime-dhe-109-raste-te-reja-me-covid-19-216725" }