Shifrat në 24 orë: Rekord viktimash nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Publikuar tek: rajon, më 22:53 28-11-2020 Shifrat në 24 orë: Rekord viktimash nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut Foto ilustruese

Maqedonia e Veriut ka shënuar sot rekord të ri të viktimave nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë ndërruar jetë 41 persona dhe janë 1022 të infektuar nga testimi i 3,127 personave në 24 orët e fundit.

Viktimat janë: 17 në Shkup, nga katër në Ohër dhe Gostivar, nga tre në Manastir dhe Strumicë, nga dy në Veles dhe Prilep dhe nga një në Kavadar, Radovish, Koçan, Probishtip, Kërçovë dhe Vallandovë.

Sa u përket të infektuarve, numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Shkup, gjithsej 463 raste të reja.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë njofton edhe për 680 persona të shëruar. Numri i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 60,723 persona, prej tyre 37,505 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 21.519.

Aktualisht në spitalet e vendit janë rreth 1,300 persona që po trajtohen nga sëmundja COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të premten deklaroi se gjendja në këtë vend me pandeminë, ka nisur të stabilizohet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dalin pamje nga përleshja në mes të rrugës në Prishtinë, i riu i drejton armën në fytyrë, tjetrit s’i trembet syri, e shtyn dhe... (VIDEO)
Mali i Zi shpall ‘non grata’ ambasadorin serb: Ndërhyn në punët e brendshme »
Article Logic
Execution time: 0.010707855224609
array(1) { ["section"]=> string(77) "shifrat-ne-24-ore-rekord-viktimash-nga-covid-19-ne-maqedonine-e-veriut-229486" }