Shifrat në 24 orë/ Rriten rastet me koronavirus në Greqi, mbi 83% e tyre janë turistë të huaj

Publikuar tek: rajon, më 19:20 06-07-2020 Shifrat në 24 orë/ Rriten rastet me koronavirus në Greqi, mbi 83% e tyre janë turistë të huaj Greqi

Greqia ka pësuar një rritje të kurbës së rasteve të reja me koronavirus, duke regjistruar 43 në 24 orët e fundit. Mesa duket hapja e dyerve për turistët ka ndikuar negativisht, pasi 36 nga 43 rastet e reja (83.7%) janë turistë të huaj.

Këta persona janë identifikuar pozitivë në pikat doganore të Greqisë. Edhe pse 43 nuk është një shifër relativisht e lartë, nëse e krahasojmë me 71 në vendin tonë, përsëri Greqia është alarmuar pasi së fundmi nuk ka raportuar shifra të larta.

Autoritetet fqinje kanë infensifikuar testimet për shkak të sezonit turistik, dhe duket se të huajt po rikthejnë edhe njëherë COVID-19 në Greqi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099179744720459
array(1) { ["section"]=> string(97) "shifrat-ne-24-ore-rriten-rastet-me-koronavirus-ne-greqi-mbi-83-e-tyre-jane-turiste-te-huaj-213041" }