Shifrat në Kosovë: 15 viktima dhe shumë të infektuar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar tek: rajon, më 15:29 26-11-2020 Shifrat në Kosovë: 15 viktima dhe shumë të infektuar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 15 pacientë dhe janë regjistruar 775 raste të reja me Covid-19 pas testimit të 1.903 mostrave.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK po ashtu njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 553 pacientë, duke çuar në total 22. 690 numrin e të shëruarve.

Që prej 13 marsit, kur u paraqitën rastet e para me koronavirus, në Kosovë janë regjistruar 37.028 raste pozitive. Prej tyre 963 pacientë kanë humbur jetën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Greqia zgjat masat anti-Covid, vijon lockdown-i deri më 7 dhjetor
U gjet i pajetë me thikën e ngulur në trup, ja çfarë dyshon policia për vdekjen e 59-vjeçarit shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.011276006698608
array(1) { ["section"]=> string(96) "shifrat-ne-kosove-15-viktima-dhe-shume-te-infektuar-nga-covid-19-gjate-24-oreve-te-fundit-229211" }