Shifrat nga Kosova: 4 viktima dhe 57 raste të reja me koronavirus në 24 orë

Publikuar tek: rajon, më 14:17 18-09-2020 Shifrat nga Kosova: 4 viktima dhe 57 raste të reja me koronavirus në 24 orë Foto arkivë

Janë bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së Covid-19 në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 4 viktima, duke e çuar në 611 numrin total të jetëve të humbura. gjithashtu, ja kryer 678 testime, nga të vilat 57 kanë rezultuar pozitive.

Në këto 24 janë shëruar gjithsej 137 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë

137 TË SHËRUAR DHE 57 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 57 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali rajonal Prizren dhe 1 rast nga spitali rajonal Pejë).

Numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste nga 60.913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 611 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 137 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.325 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.003.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Kamenicë dhe Kaçanik.

lista.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094330310821533
array(1) { ["section"]=> string(81) "shifrat-nga-kosova-4-viktima-dhe-57-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-24-ore-220833" }