SHIFRAT: Rritet sërish numri i të infektuarve me COVID, 12 viktima në 24 orët e fundit

Publikuar tek: aktualitet, më 16:58 01-12-2020 SHIFRAT: Rritet sërish numri i të infektuarve me COVID, 12 viktima në 24 orët e fundit Spitali Infektiv

Rritet sërish numri i të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë, i lartë mbetet edhe numri i viktimave.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së fundit janë shënuar 832 raste të reja me Covid-19. Fatkeqësisht 12 pacientë kanë humbur betejë me virusin.

SHIFRAT:

Ministria e Shëndetësisë: 2176 testime, 535 të shëruar, 832 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën. Ju informojmë për situatën e COVID19 në 24 orët e fundit në vend. Janë kryer 2.176 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 474 testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 832 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 430 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan, 27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnje, 17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë, 11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh, 3 raste në Kukës, Tepelenë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Has, Delvinë, Dibër, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.384 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (01 Dhjetor 2020) Raste të reja ditore 832 Të shëruar ne 24 orë 535 Të shtruar në spitale 506 Humbje jete në 24 orë 12 Testime ditore 2.176

Testime totale 192.620 Raste pozitive 39.014 Raste të shëruara 19.384 Raste Aktive 18.808 Humbje jete 822

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 9827 Durrës 1360 Elbasan 831 Fier 1455 Korçë 999 Vlorë 959 Shkodër 892 Lezhë 725 Berat 606 Kukës 409 Dibër 211 Gjirokastër 534

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pezullohet puna në Gjyjatën e Lezhës, Kryesekretarja infektohet me koronavirus
Plagosje me armë zjarri pranë një lokali në Lezhë »
Article Logic
Execution time: 0.011127948760986
array(1) { ["section"]=> string(91) "shifrat-rritet-serish-numri-i-te-infektuarve-me-covid-12-viktima-ne-24-oret-e-fundit-229790" }