SHIHENI KËTË LEPUR/ E pabesueshme, u shit për 91 milionë dollarë në SHBA (SKULPTURA MË E SHTRENJTË E TË GJITHA KOHËRAVE)

Publikuar tek: bota, më 08:44 16-05-2019 SHIHENI KËTË LEPUR/ E pabesueshme, u shit për 91 milionë dollarë në SHBA (SKULPTURA MË E SHTRENJTË E TË GJITHA KOHËRAVE)

Një skulpturë lepuri ideuar dhe prodhuar nga Jeff Koons është kthyer në punën më të shtrenjtë që është shitur ndonjëherë nga ndonjë artist në një ankand, raporton CNN.

'Lepuri' i artistit amerikan me lartësi tre metra me përbërje celiku inox, u shit për më shumë se 91 milionë dollar të mërkurën në mbrëmje në ankandin e Christie’s në Nju Jork, duke dalë jashtë gjithë parashikimeve. Rekordi i ri erdhi pas 6 muajsh nga shitja e 'Portreti i një Artisti' punim i David Hockney e shitur 90.3 milionë dollar nëntorin e kaluar, po ashtu në Christie’s.

Christies fillimisht vlerësoi se 'Lepuri' mund të shitej mes 50 – 70 milionë dollarëve. Por pas 10 minutave në ankand, oferta fituese erdhi në 80 milionë, e cila – duke përfshirë edhe tarifat e ankandit, arrin në një cmim final prej 91.075.000 dollarë.

Përpara shitjes së të mërkurës, Christie’s e kishte përshkruar skulpturën si një nga punimet ikonë të artit të shekullit të 20-të. Skulptura e vitit 1986 është një nga tre punimet e rendësishme të autorit. Një tjetër mbahet në Broad Foundation në Los Angeles, ndërsa një e tretë është premtuar në Muzeun e Artit Kontemporan në Çikago nga poseduesit e saj, sipas Christies.

'Kjo ishte një pjesë që personalisht e kam admiruar për 20 vite, dhe gjithmonë kam ëndërruar ta kishim në shitje' tha Alex Rotter, drejtori i departamentit të artit kontemporan të Christie’s gjatë një konference për shtyp. “Mendoni çfarë të doni për Koons, por kjo është puna e tij më e mirë” shtoi.

Më shumë se 50 punime arti u shitën të mërkurën në mbrëmje, duke gjeneruar në total një shumë prje 540 milionë dollarë.

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021472930908203
array(1) { ["section"]=> string(123) "shiheni-kete-lepur-e-pabesueshme-u-shit-per-91-milione-dollare-ne-shba-skulptura-me-e-shtrenjte-e-te-gjitha-koherave-164514" }