Shihni ç’bën Rama një ditë para protestës, mësoni ku do të jetë nesër

Publikuar tek: politike, më 20:11 26-01-2018 Shihni ç’bën Rama një ditë para protestës, mësoni ku do të jetë nesër

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbyllur qëndrimin treditor në Davos të Zvicrës. 

Për 3 ditë Rama ishte në një takim me liderët botërorë, në Forumin Ekonomik Botëror. Gjatë kësaj periudhe në Shqipëri u diskutua nga opozita nëse kryeministri do të ishte në protestën që do të mbahet ditën e nesërme përpara Kryeministrisë.

Edhe pse Rama e bëri fakt që do të ishte i pranishëm ditën e protestës, opozita këmbënguli që Rama nuk do të kthehej nga Davos datën e 27 Janarit.

Ditën e djeshme, gjatë seancës plenare në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu u siguroi shqiptarëve që Edi Rama nuk kthehet nga Davos pa mbaruar protesta. Sakaq, shtoi se kishte edhe axhendën e tij.

Në një postim në facebook pak minuta më parë, Rama ka lajmëruar përfundimin e takimit treditor në Davos, ku thekson se u diskutua mbi ecurinë e bashkëpunimit rajonal dhe proçesin e integrimit europian.

Kaq mjafton për të mësuar se Rama në fakt do të jetë ditën e protestës, ashtu si dhe vetë ai e pranoi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011395931243896
array(1) { ["section"]=> string(75) "shihni-c-ben-rama-nje-dite-para-protestes-mesoni-ku-do-te-jete-neser-108057" }