Shihni diamantin më të madh të zbuluar në botë, do të dalë në ankand për 70 milionë dollarë (FOTO+VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 08:54 06-05-2016

Guri më i madh i diamantit i zbuluar në harkun kohor të 100 viteve, do të ekspozohet nga një shtëpi prestigjoze shitjes në ankand Sotheby, në Angli.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se diamanti më i madh që ekziston në botë ka një vlerë prej 70 milionë dollarësh dhe në datën 29 qershor do të ekspozohet në Londër.

Guri u gjet 9 muaj më parë në Botsvana nga një kompani diamantesh në Lucara. “Eshtë një diamant 1109 karatësh. Eshtë diamanti më i madh i zbuluar në këto 100 vjet” tha të mërkurën kryetari ndërkombëtar i departamentit të bizhuterive të Sotheby, David Bennett, duke shtuar se është hera e parë që një diamant i përmasave të tilla del në ankand. 

Diamanti do të jetë I ekspozuar në Nju Jork deri të dielën, përpara se të kthehet në Evropë, dhe të ekspozohet nga Sotheby në Londër nga 18 deri në 28 qershor.

 

diamant.jpg

diamaaa.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011362075805664
array(1) { ["section"]=> string(107) "shihni-diamantin-me-te-madh-te-zbuluar-ne-bote-do-te-dale-ne-ankand-per-70-milione-dollare-foto-video-39648" }