Kryeministri Edi Rama çdo ditë na ka prezantuar me bukuritë shqiptare.
Sot urimin e tij të mëngjesit e nis me përshtypjen e një gazetari të huaj, i cili ka kaluar pushimet me familjen e tij në Shqipëri.
Ai e përshkruan bukurinë e jugut, si të virgjër, dhe shqiptarët shumë miqësor, ndryshe nga se njihen në botë, për vjedhje e trafik droge.
“MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me përshtypjet e këtij reporteri të Daily Telegraph që zgjodhi Shqipërinë për të kaluar pushimet me familjen e tij”, shprehet Rama teksa ka publikuar dhe videon.