Aksi rrugor Tepelenë-Gjirokastër, gjatë mbrëmjes ka qenë i pakalueshëm për shkak të rrëshqitjeve masive të dherave.
Përkeqësimi i motit, e ka bllokuar rrugën deri në orët e para të paraditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Shkalla e Zezë”.
Aktualisht mësohet se situata është përmirësuar me ndërhyrjen e bashkisë.
Probleme janë shfaqur gjithashtu edhe në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, apo në aksin Këlcyrë Përmet, ku po ashtu ka rënë një masiv dheu.