Të paktën 15 shtëpi janë përmbytur si pasojë e daljes së lumit Erzen nga shtrati. Sipas banorëve niveli i ujit në banesat e tyre ka aritur rreth 1 metër.
Prurjet e shumta të lumit Erzen për shkak të rreshjeve të dendura të shiur ditët e fundit, kanë detyruar banorët të braktisin shtëpitë e tyre. Sipas banorëve nga përmbytja e banesave janë shkaktuar dëme të shumta. Ata shprehen se kjo është një histori që përsëritet sa herë bien rreshje shiu.