Këto janë pamjet e mrekullueshme që vijnë nga fshati turistik i Dardhës.
Ndonësë temperaturat janë të ulëta dhe dëbora arrin trashësinë 150 centimetra, kjo nuk i ka penguar turistët që kanë zgjedhur Dardhën si destinacion turistik për këtë fundjavë. Adhuruesit e sporteve të dëborës kanë zgjedhur pistën në majën e Bigllës në një lartësi mbi 1640 metra nga niveli i detit për të rrëshkitur me ski.
Rrugët janë të kalueshme dhe me pak vështirësi kalohet edhe pa zinxhirë, bëjnë me dije autoritetet rrugore.