Shikoni se si milingonat formojnë një rreth të frikshëm pranë një iPhone

Publikuar tek: bota, më 15:58 03-09-2015

Reagimi i çuditshëm i milingonave përreth një iPhone kur bie zilja, ka bërë që kjo video të shndërrohet në virale dhe qindra njerëz të pyesin se pse ndodh kjo gjë.

Në video duken milingonat që ecin në mënyrë të çrregullt përrreth një smartfoni iPhone, por në momentin që në telefon bie zilja, ato formojnë menjëherë një rreth të frikshëm.

Sipas “Scienceal, gjithçka ka të bëjë me fushën e padukshme magnetike të Tokës, ajo që drejton me qindra specie për të gjetur ushqim apo rrugën e tyre për në shtëpi.

Sipas etnomologjistit Australian Nigel Andreë, kur telefoni fillon të bie, valët radiofonike me të cilat funksionon ngatërrohen me sensin e drejtimit të milingonave.

“Shumë milingona përdorin magnetizmin për tu orientuar, ato kanë receptorë magnetik në antenat e tyre”, shpjegon ai.

iphone.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022211074829102
array(1) { ["section"]=> string(78) "shikoni-se-si-milingonat-formojne-nje-rreth-te-frikshem-prane-nje-iphone-19886" }